11,09,2025

Tri shkolla të Ferizajt përfitojnë donacion nga OSBE-ja

Must Read

Misioni i OSBE-së në Kosovës, gjatë ditës së sotme ka bërë një donacion për tri shkolla të Komunës së Ferizajt me mjete të teknologjisë.

Pranimin e këtij donacioni e ka bërë numri një i Drejtorisë së Arsimit në Ferizajt, Afrim Llabjani, i cili është shprehur tejet mirënjohës për këtë donacion shumë të nevojshëm për shkollat “Ahmet Hoxha”, “Vezir Jashari” si dhe shkollën “Tefik Çanga”.

“Kjo ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit dhe bashkëveprimit për mbarëvajtjen e procesit mësimor në Qendrat Mësimore që janë në këto shkolla”, është shprehur drejtori Llabjani.

Në pranimin e këtij donacioni kanë marrë pjesë edhe drejtorët e këtyre shkollave të cilët janë ndarë tejet të kënaqur nga ky donacion i OSBE-së.

Donacioni i OSBE-së  ka të bëjë më mjete të teknologjisë informative  në të cilat janë të përfshira: projektor, llaptop edhe kompjuter.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img