20,01,2025

Trevjeçari që u lëndua nga zjarri në Ferizaj në gjendje të rëndë shëndetësore

Must Read

Mbrëmë një shtëpi në fshatin Saraishtë e Ferizajt, është përfshirë nga zjarri, nga ku dhe ka pësuar lëndime trupore një fëmijë trevjeçar.

Drejtori i Klinikës Emergjente të Prishtinë, Naser Syla për Klankosova.tv ka bërë të ditur se gjendja e fëmijës është shumë serioze dhe është në rrezik për jetë.

Ai tha se fëmija ka pësuar djegie në mbi 75 përqind të sipërfaqes së trupit.

“Një fëmijë 3 vjeçar  është lënduar nga zjarri, ka djegie mbi 75 përqind të sipërfaqes së trupit, gjendja është me të vërtetë alarmante dhe e trishtuar. E sollën spitali i Ferizajt, tek ne u trajtua sipas protokolëve të djegies, nga Kirurgu Plastik, pastaj është transferuar në Mjekim Intensiv, për vazhdim të kujdesit të mëtejshëm. Për fat të keq, gjendja e fëmijës është shumë serioze, që ja rrezikon jetën në maksimum”, u shpreh ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zjarri përfshiu pullazin e një ndërtese në Ferizaj, evakuohen banorët

Një incidenti zjarri ka ndodhur të premten në Ferizaj, ku zjarri kishte përfshirë pullazin e një ndërtese. Lajmin e ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img