27,12,2024

Treni i Serbisë niset për në Kosovë (FOTO)

Must Read

Treni i Serbisë, dhuratë nga shteti i Rusisë, është nisur në drejtim të territorit të Republikës së Kosovës. Përpos udhëtarëve të tjerë, në trenin e dekoruar me simbole nacionaliste aty ishin edhe zyrtarë të Qeverisë së Aleksandër Vuçiqit.

Disa njerëz, kryesisht gazetarë, u mblodhën sot në mëngjes në platformën 1 në një stacion hekurudhor në Beograd,  për të parë trenin e parë pas luftës, që niset nga Beogradi në Mitrovicë, shkruan gazetametro.net

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën, Marko Gjuriq tha se kjo linjë përmbush kërkesat e të rinjve në Mirovicë që duan të jenë të lidhur me Beogradin.

Nuk dihet se sa do të kushtojë bileta nga Beogradi në Mitrovicë.

“Treni nuk do të mund të jetë një provokim për Prishtinën, ashtu siç është e zbukuruar me trashëgiminë kulturore të botës”, tha Gjuriq.

Ndryshe, Zyra e cila udhëhiqet nga Gjuriq ka paralajmëruar se linja testuese hekurudhore Beograd – Mitrovicë do të vendoset nga 20 janari deri më 26 shkurt, e më pastaj do të vendoset nëse kjo linjë do të jetë e rregullt.

Treni do të operojë itinerarin Beograd-Mladenovac-Lapovo-Kragujevac-Kraljevo-Rashka-Mitrovicë.

Djuric me gazetarët udhëtuan me tren për Topçider.

Në vitin 2003 në kohën e fushatës zgjedhore në Serbi, ishte përuruar edhe një linjë e tillë, mirëpo treni nuk qarkulloi kurrë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img