Treni godet për vdekje një person në Ferizaj

Must Read

Një person ka humbur jetën tragjikisht pasi është goditur nga treni në Ferizaj.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur sot, ndërkaq sipas dëshmitarëve që edhe i kanë nisur fotografitë në redaksinë e ferizajpress thuhet se edhe policia është në vendin e ngjarjes.

Rastin për këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, një person është goditur nga treni, me ç’rast viktima ka ndëruar jetë. Ai ishte 41 vjeç dhe shtetas i Shqipërisë. Mjekët e kanë konstatur vdekjen e tij dhe trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, tha ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës së Ferizajt mban mbledhjen e tretë të rregullt

Kuvendi i Komunës së Ferizajt ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt për vitin 2026, të kryesuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img