05,02,2026

Treni godet një veturë në Ferizaj

Must Read

Rreth orës 13:00 në Nikadin të Ferizajt një makinë është goditur nga treni.
Nuk raportohet për të lënduar por dëmet materiale nuk janë të vogla.
Janë këto vendkalime të cilat nuk kanë barriera dhe rastet kur makinat goditen nga treni nuk janë të rralla.
Në drejtorinë e Infrastrukturës ditë më parë kanë bërë të ditur se këto vendkalime do të bëhen më nënkalime për makina ku thuhet se një pjesë e këtyre projekteve është edhe në fazën e tenderimit.
Por habit fakti se këto udhëkryqe kanë ekzistuar qe nga ndërtimi i hekurudhave. Gjithashtu ekzistojnë edhe shenjat e njoftimit se rruga kalon mbi hekurudhë. Pse kjo pakujdesi e drejtuesve të makinave të cilët në shumicën e rasteve as që zvogëlojnë shpejtësinë thonë disa banor që kanë shtëpitë afër  udhëkryqit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img