21,07,2025

Tre maturantë aksidentohen kur po ktheheshin nga mbrëmja e maturës

Must Read

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Daullas-Fier.
Nga raportimet e para kanë mbetur të plagosur disa të rinj të cilët kanë qenë duke u kthyer nga mbrëmja e maturës.
Mësohet se mjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një shtyllë. Në mjetin tip veture ishin duke udhëtuar tre maturantë të cilët pas mbarimit të festës së mbrëmjes janë nisur për në banesën e tyre.
Nuk dihet ende shkaku i këtij aksidenti por nga përplasja është plagosur një vajzë e cila aktualisht ndodhet në sallën e reaminacionit nën mbikëqyrjen e mjekeve.
Ende nuk dihen identitetet e personave që janë përfshirë në aksident. /albeu.com/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Komuna e Ferizajt ka filluar dëgjimet buxhetore për vitin 2026

Komuna e Ferizajt ka nisur këtë të hënë procesin e dëgjimeve buxhetore për hartimin e buxhetit për vitin 2026....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img