08,10,2025

Tragjike në Ferizaj: 58-vjeçari vdes pasi ra nga ashensori duke tentuar ta shpëtojë bashkëshorten

Must Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Ferizaj, ku një burrë ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Sinjali mëson se mëngjesin e 27 gushtit, rreth orës 09:30, në rrugën “Sadik Bega”, tek ndërtesat e kompleksit “D-Nuhaj”, është gjetur i vdekur një person rreth 58-vjeçar. Ai u gjet pa shenja jete në hapësirën e ashensorit, në bodrumin e ndërtesës, me lëndime të rënda trupore.

Sipas hetimeve fillestare dhe dëshmive të familjarëve, bashkëshortja e tij kishte mbetur e bllokuar në ashensor, pasi ishte ndalur rryma elektrike. Viktima kishte tentuar ta ndihmonte duke hapur derën, por dyshohet se ra nga kati i tretë ose i katërt, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë e policisë, hetuesit rajonalë, forenzika dhe prokurori i krimeve të rënda, i cili ka urdhëruar që trupi të dërgohet për obduksion.

Hetimet rreth rrethanave të plota të kësaj tragjedie janë duke vazhduar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndëshkohen tre shoferë për kundërvajtje trafiku në rajonin e Ferizajt

Ferizaj, 04.10.2025 Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, në tri raste të ndara, ka ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj tre shoferëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img