26,12,2024

Tragjedi në Vojvodinë: E vret gruan për shkak të xhelozisë, fajtor Facebook’u (Foto)

Must Read

I tërbuar për shkak të korrespondencës së gruas së tij me një burrë nga Vjena, Ratko Jovanovic (52) e prenë në fyt bashkëshorten Dragana (44) e më pas  bënë vetëvrasje.

“Ratko dyshonte se Dragana e kishte njohur një mashkull tjetër derisa ishte në Austri, në punë të kohëpaskohshme dhe me të kthyer në shtëpi ai i bënte presion që ajo të pranonte se e ka mashtruar. Pasi që gruaja nuk e bëri këtë, ai e morri thikën dhe e preu në fyt. Kur kishte parë se çfarë ka bërë, me thikë të njëjtë filloi ta therte veten”, thotë një dëshmitar për gazetën serbe “Alo”, transmeton gazetametro.net.

Skenën tmerruese e kishte gjetur dhëndri i ardhshëm i çiftit Jovanovic. Gruaja e pafat kishte vdekur në rrugë për në spital. Pas tyre i kanë lënë dy vajza të rritura.

Për shkak të porosive të gjetura, Ratko kishte konstatuar që gruaja e tij ka lidhje me burrë tjetër dhe kishte kërkuar që ajo më kurrë të mos shkojë në Vjenë. Mirëpo, ajo kishte kundërshtuar këtë kërkesë.

Siç transmetojnë mediet tjera, Dragana me të kthyer nga Vjena ku ishte kujdesur për një grua të moshuar për para, i kishte pranuar Ratko’s se ishte dashuruar me një burrë tjetër, për çka ai kishte pritur që të festojnë ditëlindjen e 21 të vajzës së tyre, ndërsa të nesërmen, të shtunën, e kreu planin e vet të tmerrshëm, transmeton Informer.

Fqinjët dhe të afërmit thonë se Ratko kishte blerë gjëra të reja për shtëpi dhe e gëlqerosi dhomën e tyre të fjetjes në mënyrë që t’i bëjë surprizë Draganës pasi që ajo të kthehet nga Vjena. Mirëpo, asaj kjo nuk i kishte bërë përshtypje, dhe i kishte thënë se ajo ka burrë tjetër të cilin e ka njohur në Vjenë dhe se dëshiron ta vazhdojë jetën me të. I kishte thënë se më së miri është që edhe ai të gjejë një grua tjetër për vete, dhe se vajzat e tyre tashmë janë të pavarura dhe ajo kishte shkuar në Banatski Karlovac vetëm t’i merrte gjërat e veta, thotë burimi i Informer’it.

Sipas disa pretendimeve, Ratko tashmë kishte dyshuar se Dragana është duke mbajtur kontakt nëpërmes të Facebook’ut, por as nuk kishte ëndërruar që ajo do ta braktiste për shkak të burrit tjetër. Atë ditë kishte shkuar në kishë dhe ishte betuar se do ta vras Draganën dhe veten.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img