19,11,2024

Tragjedi kosovare: Kemi ngrënë mish që ka qëndruar i ngrirë 12 vjet në Belgjikë

Must Read

Mishi që është eksportuar në Kosovë nga thertorja belge, Veviba, ka qenë nganjëherë deri në 12 vjet i vjetër, ka raportuar “Het Laatste Niuews”, të martën.

Sipas gazetës flamane, në një dokument gjykate thuhet se një kamion me mish të Vevibas nga Bastogne ka mbërritur në Kosovë më 19 shtator 2016.

Shumica e banderolave të produkteve ishin të shqyera, por në ato që nuk ishin dëmtuar, shkruhej se mishi ishte i vitit 2004, raporton “The Brussels Times”.

Është bërë po ashtu e ditur se një pjesë e mishit ka ardhur nga thertoret në Izegem dhe Harelbeke, dhe se është ripaketuar në kuti që bartnin logon e Vevibas.

Në të njëjtin muaj, Agjencia Federale për Siguri të Ushqimit është kontaktuar dhe është njoftuar për zbulimin e bërë nga autoritetet kosovare gjatë një inspektimi të mishit.

Gazeta ka kontaktuar një profesor në Universitetin e Gentit, Bruno De Meulenaer, i cili ka thënë se mishi i ngrirë për 12 vjet nuk përbën doemos rrezik për shëndetin, të paktën “nëse ngrirja nuk ka pësuar ndryshime dhe nëse mishi është ruajtur vazhdimisht në temperatura minus 18 gradë Celcius”. /Express/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img