Në ditën e formimit të Ushtrisë së Kosovës, në Ferizaj u kurorëzua edhe djali i Dëshmorit të Kombit, Komandant ADIDASIT, Rinor Rexhepi.
Edhe pse dita e kurorëzimit dhe dita e martesës ishin planifikuar shumë më herët ndodhi që kjo të jetë pikërisht në ditën kur u formua edhe Ushtria e Kosovës.
Ndodhi që në kohën kur Kuvendi i Kosovës po aprovonte Ligjin për transformimin e FSK-së në Ushtri, djali i Komandant ADIDASIT, Rinor Rexhepi dhe Vlona Maloku nga Prishtina u kurorëzuan.
Por edhe ky rast nuk kalojë pa simbole të ushtrisë së Kosovës, trashëgimtare e UÇK-së për të cilën babai i Rinorit, Ramadan Rexhepi- Komandant Adidasi dha më të çmuarën vetëm që gjeneratat e reja të rriteshin në Liri.
“Datën e damsës dhe të kurorzimit i kishim caktuar si zakonisht më herët. Por fati deshi që kjo datë e kurorëzimit tonë të bëhet pikërisht në një datë që vërtet kurr nuk do të harrohet jo vetëm për ne por për të gjithë shqiptarët, pasi në momentet kur po nënshkruanim kurorzimin po mbahej edhe mbledhja e Kuvendit të Kosovës për formimin e Ushtrisë së Kosovës. Ishin emocione të përziera. Ishin emocionet e martesës të cilat në ato momenteu harruan pasi në anën tjetër po ndodhte ajo për të cilën babai, të cilin shumë pak e njoha, e deshi aq shumë dhe dha gjithçka” ka thënë Rinor Rexhepi
Dëshmori i Kombit, Ramadan Rexhepi-Komandant ADIDASI ra heroikisht në Betejën e Jezercit , në luftë me forcat kriminale serbe më 5 Maj 1999.