11,09,2025

Topalli:”Shteti i jep 1.5 miliardë euro Bechtel Enkas, kompania nuk garanton as kushtet minimale”

Must Read

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli, ka thënë se askush nuk po i mbron të te drejtat dhe jetën e punëtorëve te Kosovës.

“Askush nuk mbron te drejtat dhe jetën e punëtorëve te Kosovës dhe deri tani në ndërmarrjen Bechtel & Enka e cila ka marrë më shumë se 1.5 Miliad Euro nga buxheti i Kosovës kanë humbur jetën 4 punëtorë”, ka thënë Topalli.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Qeveritë e Kosovës që kanë nënshkruar marrëveshje me këtë kompani nuk kanë ndërmarr asnjë masë për tu zbatuar Ligji i Punës.

“Qeveritë e Kosovës që kanë nënshkruar marrëveshje me këtë kompani nuk kanë ndërmarr asnjë masë për tu zbatuar Ligji i Punës, por as për të vendosur mekanizma shtesë që në raste fatkeqësia të mbrohen të drejtat e tyre dhe familjeve që ata lënë pas”, ka thënë Topalli.

Topalli ka thënë se fatkeqësitë e shumëta tregojnë se ka mungesë të sigurisë në punë.

“Në këtë ndërmarrje punëtorët kanë vetëm dy ditë të lira gjatë muajit. Fatkeqësitë e shumta tregojnë që ka mungesë të masave të sigurisë dhe mbingarkesë në punë. Më e rënda është që familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre, apo ata që janë lënduar gjatë punës mbesin pa pensione. Tî japësh nga buxheti i Kosovës mbi 1.5 Miliardë Euro dhe të mos kujdesesh as minimalisht për qytetarët e vendit tonë është papërgjegjësi totale dhe shkelje e të drejtave elementare të njeriut”, ka thënë ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img