24,11,2024

Topalli – Veselit: Po flet me ironi për fëmijët që shesin cigare

Must Read

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Faton Topalli, ka kritikuar një fjalim të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli lidhur me të drejtat e fëmijëve, Dita Ndërkombëtare e të cilëve shënohet sot.

Sipas Topallit, vetë qeveria në të cilën është e përfshirë edhe PDK-ja është shkelësja me e madhe e të drejtave të fëmijëve. Ai thotë se është ironike të flasësh për të drejtat e tyre, kur fëmijët në Kosovë fitojnë bukën duke shitur cigare dhe institucionet e lejojnë një gjë të tillë.

“Fëmijët me të drejta në formë, por jo në përmbajtje. Sot, në Kuvendin e Kosovës foli për të drejtat e fëmijëve Kryetari i PDK-ës Kadri Veseli, qeveri e të cilit është shkelësja më e madhe e këtyre të drejtave. Është një ironi shumë e madhe të flasësh për fëmijët që fitojnë bukën duke shitur cigare dhe të njejtën kohë të jesh në pushtet dhe të lejosh diçka të tillë”, thuhet në një koment të Topallit në Facebook.

Sipas deputetit të VV-së, shumë fëmijë në Kosovë privohen nga të drejtat themelore si e drejta për të siguruar kushte për t’u zhvilluar, për t’u dëgjuar, shkolluar, jetuar pa frikë dhe dhunë.

Këto të drejta, sipas tij, shkelen për shkak që Qeveria e Kosovës nuk i ka prioritet fëmijët dhe të ardhmen e Kosovës. /Insajderi.com

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img