Deputeti i PSD-së, Faton Topalli, ka thënë që letra e presidentit amerikan, Donald Trump, e cila është dërguar në adresë të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, tregon seriozitetin dhe përkushtimin e SHBA-ve ndaj Kosovës, njofton Klan Kosova.
Topalli në Info Magazine që letra në mënyrë të drejtpërdrejtë i është drejtuar edhe dy partive LDK dhe VV ku kërkohet që të bashkangjiten në mënyrë që të dalim sa më të bashkuar.
“Mendoj që letra e Trump tregon seriozitetin e madh të partnerëve tonë strategjikë që po interesohen në zgjidhjen e problemeve dhe më ka pëlqyer që SHBA-të e mbështesin edhe më tutje Kosovën. Këtë e thotë Trump dhe i bën ftesë LDK-së dhe VV-së të dalin si shtet unik dhe mendoj që është një ftesë publike edhe për dy partitë tjera opozitarë që t’i bashkëngjiten”.
“Letra e Trump përveq që tregon seriozitetin dhe përkushtimin e SHBA-ve gjithashtu tregon se sa i rëndësishëm është ky proces dhe cili është interesi që presin një zgjidhje por prap se prap letra nuk është garanci”.
Topalli ka thënë se dy partitë opozitare nuk po tregojnë përkushtim në këto ngjarje dhe po ndikojnë keq për çështjet e rëndësishme të Kosovës.
“Edhe LDK edhe VV në këtë qasje janë në bisht të ngjarjeve dhe janë jashtë përgjegjësive që ju takojnë – çdo minutë i humbur në këtë çështje është minutë i humbur për Kosovën”.
“Kuvendi i Kosovës përmes rezolutës së miratuar së fundmi garanton një zhvillim të bisedimeve me Serbinë dhe kjo i garanton Kosovës një përfaqësim dinjitoz pasi deri tani ka pasë vetëm bisedime të fshehta. Mendoj që letra e Trump na forcon shumë pasi aty thuhet se SHBA ka investuar shumë në çështjen e Kosovës dhe është presim që ky investim të dalë në diçka konkrete”.
“Me votimin e shumicës për rezolutën e PSD-së, Kosova përfaqësohet dhe ne e kemi kaluar një fazë të unitetit dhe do të donim që edhe LDK dhe VV t’i bashkohen pasi ky është proces i rëndësishëm dhe duhet të dalim të bashkuar”.