17,11,2024

Topalli: LVV do ta depolitizoj arsimin ferizajas

Must Read

Ferizaj. 28.09.2017. Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Ferizajt, Faton Topalli, prezantoi sot objektivat e arsimit. Topalli para një pjese të kandidatëve për këshilltarë të kësaj partie, si dhe para disa mësimdhënësve të këtushëm, u zotua se nëse ai do të merr besimin e qytetarëve për t’u bërë kryetar komune, do të ketë një kualitet më të lartë në arsim.

“Gjatë qeverisjes tonë shkolla do të jetë e organizuar, shkolla do të jetë në të njetën kohë edhe qendër e kulturës, edhe e sportit, e zhvillimit të të rinjve si dhe qendër e sportit. Pra do ta kryej funksionin i cili i takon arsimit, i cili i takon shkollës’’, tha Topalli.
Kandidati i VV-së për kryetar të Ferizajt, Faton Topalli, tha se qeverisja e Vetëvendosjes do ta depolitizoj arsimin e Ferizajt, i cili, sipas tij, aktualisht është mjaft i politizuar.

“Ju e dini që kemi një numër shumë të madh të nxënësve nëpër klasë. Tani mund të them lirisht që janë formuar edhe klasët e komunës, ku 30 nxënës pranohen me konkurs, ndërkaq 30 të tjerë pranohen pas konkursit, veç se e kanë të njofshëm kryetarin apo dikënd prej komunës. Gjatë qeverisjes tonë ne këtë gjë nuk do ta lejojmë, pasi që i gjithë procesi i pranimit të nxënësve do të jetë transparent dhe nuk do të ketë pranime jashtë kritereve dhe jashtë konkurseve që i demotivon ata që kanë mësuar shumë”, tha Topalli.

Ndër të tjera, qeverisja e Vetëvendosjes u tha se do të ketë shujta më cilësore për nxënësit fillorist, do të hap kënde leximi nëpër shkollat e Ferizajt si dhe do të ndërtoj çerdhe publike në çdo 24 muaj, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img