Faton Topalli nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Xhavit Zariqi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kandidatë për kryetar të Ferizajt, kanë polemizuar lidhur me atë se si dhe pse i është bashkuar VV-së, bartësi i listës për asamble nga ky subjekt, Enver Haliti.
Topalli ka thënë se Haliti iu bashkua VV-së për shkak se ka parë nivelin e keqqeverisjes në komunën e Ferizajt, por kjo është mohuar nga Zariqi, që ka theksuar se ai e ka bërë këtë gjë pasi është përjashtuar nga AAK-ja.
“Është e vërtetë që bartësi i listës tonë, Enver Haliti, ka qenë pjesë e qeverisjes së Muharrem Svarqës, por ai është larguar jo ditëve të fundit, pasi ka parë si po shkojnë gjërat”.
“Ai është larguar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pasi nuk ka qenë i suksesshëm. Ai nuk ka pasur performancë të mirë, është shkarkuar dhe më pas nuk ka pasur ku të shkojë, ka shkuar në Vetëvendosje”. /klankosova.tv