11,01,2026

Tollovi në një qendër votimi në Mitrovicë, shkak listat

Must Read

01_1212

Në shkollën e mesme teknike ‘Mihajllo Petroviq-Allas” në veri të Mitrovicës, është duke vazhduar votimi, derisa në disa vendvotime janë shkaktuar tollovi për shkak të gabimeve nëpër listat e votuesve, duke udhëzuar qytetarët nga një vendvotim në një vendvotim tjetër.

Zyrtarë nga Këshilli Votues kanë thënë për KosovaPress se përveç problemeve të vogla teknike, nuk është shënuar ndonjë incident.

Ndryshe, Qendra në veri e Mitrovicës, sikur edhe në vendet tjera do të jetë e hapur deri në ora 20:00, ku mbi 15 mijë qytetarë do të mund të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës. /KosovaPress/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img