18,11,2025

Tiranë, parandalohet vrasja për gjakmarrje. Arrestohen 4 shtetas

Must Read

Në pranga kanë rënë Edmond Marku, 32-vjeçar nga Durrësi, i shpallur në kërkim edhe nga Policia e Lezhës për një vjedhje; Blindim Isa, 25-vjeçar nga Kukësi, një person me precedentë penalë për vrasje me dashje; Artur Shehu, 22-vjeçar nga Tirana, edhe ky i dënuar më parë për prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike; si dhe Klodjan Koca, 34-vjeçar nga Fushë Kuqja.

Ata janë kapur në flagrancë teksa përgatisnin një silenciator për ta montuar në një pistoletë tip “Zastava”, që e mbanin pa leje, dhe që është gjetur në banesën e shtetasit Edmond Marku, tashmë e sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet e mëtejshme proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” në bashkëpunim, si dhe “Armëmbajtje pa leje”.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img