28,04,2024

Tiranë, humb jetën një 28-vjeçare në një aksident komunikacioni

Must Read
Foto-ilustrim

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:30, në kryqëzimin e Laprakës, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve humbi jetën 28-vjeçarja me iniciale Xh.T.

Policia ka arrestuar 26-vjeçarin Ervin Bixhi, i cili, duke drejtuar nën ndikimin e alkoolit automjetin tip “Jeep” në rrugën “Dritan Hoxha”, është përplasur me automjetin tip “Jeep”, me drejtues shtetasin Gj. K., 42 vjeç, me detyrë oficer policie, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur e plagosur edhe shtetësja me iniciale F. F., 25 vjeç, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Të dyja shtetaset e lartpërmendura ishin pasagjere në automjetin e Ervin Bixhit.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img