30,12,2024

Tillerson i prerë pas takimit me Putinin: Sundimit të Assadit në Siri po i vjen fundi

Must Read

Uashingtoni ia hedh fajin për sulmin presidentit sirian Bashar Assad, aleat i Rusisë, ndërsa Moska thotë se përgjegjës janë kryengritësit sirianë.

Pas një ditë bisedimesh në Moskë me Sekretarin amerikan të Shtetit Rex Tillerson, ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov, tha se dy ish-armiqtë e Luftës së Ftohtë ranë dakord për nevojën e një hetimi të OKB-së rreth ngjarjeve të 4 prillit në veri të Sirisë.

Më shumë se 80 njerëz u vranë në atë që SHBA e përshkruajnë si një sulm me gaz nervor të ndërmarrë pa dyshim nga forcat e Asadit. Rusia thotë se ishin kryengritësit që shpërndarë një lëndë kimike, version të cilin administrata e Presidentit Trump e quan fushatë keqinformimi.

Konferenca e përbashkët e shtypit e dy kryediplomatëve u zhvillua pas një takimi prej dy orësh që presidenti rus Vladimir Putin pati me zotin Tillerson.

Takimi Putin-Tillerson u konfirmua zyrtarisht vetëm në minutën e fundit, pas shumë ditë spekulimesh nëse presidenti rus do ta priste apo jo Sekretarin amerikan të Shtetit.

Vendimi i zotit Putin për të pritur Sekretarin Tillerson sinjalizonte synimin e Moskës për të ruajtur komunikimin me SHBA, megjithë tonet gjithnjë e më të larta të akuzave që dy vendet i kanë drejtuar njëri-tjetrit.

Tillerson ka biseduar me Putinin sidomos për Sirinë. 

Ai shprehur prerazi se po i vjen fundi sundimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad, i cili gëzon mbështetjen e Rusisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img