04,05,2024

Tiani i bashkon Tunën dhe Dafinën pas kaq vitesh (Foto)

Must Read

Këngëtaret Tuna dhe Dafina Zeqiri dikur ishin mike shumë të mira!

Madje në vitin 2010 ato sollën së bashku një bashkëpunim me 2po2, këngën dhe klipin “Vibe”, i cili asokohe u pëlqye dhe u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku, shkruan Telegrafi. .

Por, më pas gjithçka mori tatëpjetën kur disa thashetheme qarkullonin nëpër media. Marrëdhëniet mes tyre filluan të prishen, kështu ato filluan duke ofenduar njëra-tjetrën publikisht. Por mesa duket, pas kaq vitesh marrëdhënie të shkëputura, Tuna dhe Dafina kanë lënë gjithçka prapa krahëve, duke rregulluar raportet.

Ka qenë një fotografi e të voglit Tian, e publikuar nga Tuna sot (e premte) në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, e cila ka bërë që Dafina ta pëlqejë, dhe të mos largohet pa komentuar.

Një zemër dhe dy ikona emotive ishin ato që këngëtarja Zeqiri ka lënë në komentin, adresuar koleges së saj Tuna.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img