24,12,2024

Thirrje për Kryeparlamentarin Glauk Konjufca

Must Read

Letër e Hapur
Thirrje për Kryeparlamentarin Glauk Konjufca
(pa gramatikë)

T’gjithë u bindëm, bile edhe ata që deri sot nuk kanë besu, se me t’vërtetë Lidhja Demokratike e Kosovës është parti institucionaliste dhe parimore.
Andaj Glauk, pas gabimeve të ndërsjella nga të dyja palët, tani topi i shumë përmendur i ping-pongut është n’dorën tane.
Ti je lojtari kryesor Glauk.
Është momenti që ti ta ekzekutosh AS-in.
Bane Glauk. Heq dorë, Reflekto.
Është moment kryesor e jetësor për Kosovën, për Institucionet e Kosovës, për qytetarët e saj që t’formohet Qeveria.
Burrë, tejkaloje vetën, kapërceje unin tan, vetëm njerztë e fuqishëm e t’dinjitetshëm mujnë me ba vepra e veprime të tilla.
Glauk, mos lejo që populli yt t’vuaj edhe ma shumë, mos lejo përsëritjen e eksodeve, mos lejo prishjen e shenjtë të strukturës gjinore e moshore të nacionalitetit tan. Këtë na e dëshirojnë të gjithë armiqtë tan. E gjithë kjo varet prej teje Glauk. Partia jote LVV nuk mujn me kërkua prej teje një veprim të tillë, nuk kanë forcë dhe pa lejen tane kurrë smujnë me marr ni veprim kyç, andaj ti nga cilësia e njerit t’dytë n’ VV lehtësoje çështjen, lejoje që t’bahet koalicioni VV – LDK, koalicioni i pshtimit t’ Kosovës, konstelacion për t’cilin afër gjysmë milioni qytetar votuan.
Glauk, je njani ndër deputetët më t’meritum n’ Parlamentin e Republikës së Kosovës, ndërsa po që se reflekton dhe lejon formimin e Qeverisë, do të jesh më i merituari në këtë Institucion.
Për fund Glauk, beso që nuk “djegesh”, nuk do ta merr kërkush për dobësi, por do t’kallxosh superioritet e patriotizëm ta pshtosh niher e përgjithmonë Kosovën nga PAN-i. At’herë bane burrë.

Sinqerisht, dr. Burimi.
Asambleist dhe Antar i Kryesisë së LDK-së.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img