07,05,2024

Themelohet në Ferizaj  Organizata Leadership Development Association Albania 

Must Read

Organizata botërore Leadership Development Association është themeluar në Ferizaj,   organizatë kjo ndërkombëtare me seli në Gjeorgji ndërsa për degët në Shqipëri dhe Kosovë është përgjegjëse Leadership Development Association Albania & Kosova me President Marilo Meta nga Tirana.
Bordi i LDA Albania & Kosova në Tiranë në bazë të statutit dhe rregullores se LDA International ka emëruar Presidentin lokal dhe strukturën e saj.
Presidenti lokal në kuadër të regjionit të Ferizajt dhe Leadership Development Association Albania & Kosova është Lulzim Hasani i cili është i trajnuar dhe ka eksperiencë në Organizata Joqeveritare.

Po ashtu edhe struktura përbëhet nga pesë zëvendëspresident në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore, ligjeve & financat, marketing, dy për vullnetarë, të rinjë cilët janë të motivuar dhe të trajnuar në këto aspekte.
Leadership Development Association (LDA) është organizatë jo qeveritare, jo politike dhe jo profitabile e cila ka për qëllim ti ndihmojë të rinjtë në zhvillim profesional dhe rritje të potencialit të tyre përfshirë edhe aftësitë e lidershipit përmes projekteve dhe aktiviteteve që realizohen në shumë vende të Botës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img