22,12,2025

Themelohet Komiteti për kategoritë e dalura nga lufta e UÇK-së

Must Read

Paraditen e sotme, Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi Bytyçi ka mbajtur një takim me përfaqësues të subjekteve politike në Kuvendin e Komunës si dhe përfaqësues të organizatave të luftës së UÇK-së, me qëllim themelimin e Komitetit për kategoritë e dalura nga lufta e UÇK-së.

Në këtë takim, pas diskutimeve nga të pranishmit u themelua ky komitet joobligativ në këtë përbërje:

1. Luan Jahiri – Kryesues;
2. Xhafer Berisha – Anëtar i KK-së;
3. Ekrem Mustafa – Anëtar i KK-së;
4. Qerim Lipovica – Anëtar i KK-së;
5. Albion Murseli – Anëtar i KK-së;
6. Nexhat Shahini – Shoqata e Veteranëve të Luftës;
7. Kadri Islami – Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve;
8. Gazmend Neziri – Shoqata e Invalidëve të Luftës;
9. Skënder Ferizi – Shoqata e të Burgosurve Politik.

Qëllimi i themelimit të këtij mekanizmi është rritja e bashkëpunimit në mes organeve të qeverisjes lokale dhe shoqatave të dalura nga lufta, gjegjësisht vendimmarrjen e përbashkët për kërkesat, nevojat dhe projektet e ndryshme që do të zhvillohen nga organet komunale dhe shoqatat përkatëse.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img