07,08,2025

Themelohet komisioni komunal për vlerësimin e punimeve në Stadiumin “Ismet Shabani” dhe vlerësimin e punëve në Qendrën Rinore dhe Kinema

Must Read

Ferizaj. 03.08.2018. Paraditen e sotme, qeveria lokale mbajti mbledhjen e rregullt javore. Në këtë mbledhje u diskutuan një varg çështjesh të menaxhimit me sektorët komunale, në veçanti diskutimet publike me qytetarë për hartimin e projektbuxhetit për vitet 2019-2021, aktivitetet e organizuara në kuadër të “Ditëve të Diasporës” si dhe çështje të tjera në drejtoritë komunale përkatëse.
Theks të veçantë në këtë mbledhje, Kryetari i Komunës së Ferizajt, vendosi tek gjendja e stadiumit “Ismet Shabani” dhe punimet në objektin e Qendrës Rinore dhe Kinemasë, për të cilat mori vendim për themelimin e dy komisioneve komunale që do të vlerësojnë punimet e kryera në këto objekte si dhe të përgatisin raportet përkatëse të vlerësimit dhe drejtimit që do të marr realizimi i këtyre projekteve.

Në këtë mbledhje u diskutua edhe për çështje të tjera, projektet infrastrukturore që po realizohen si dhe sfidat që po paraqiten në implementimin e tyre. Drejtorët e drejtorive komunale njoftuan Kryetarin e Komunës, Agim Aliu për gjithë aktivitetin javor si dhe aktivitetin e radhës në sektorët komunal.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarës për mashtrim me shitblerje të veturave në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img