06,09,2025

Themelimi i njëanshëm i Asociacionit do të shpallet ilegal

Must Read

Kështu paralajmërojnë përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, të cilët thonë se themelimi i Asociacionit është obligim për Kosovën, megjithatë thonë se ky Asociacion nuk do të themelohet pa u shuar të gjitha strukturat paralele dhe pa u kthyer serbët në institucionet e vendit.

Në anën tjetër, subjektet opozitare thonë se Qeveria “Mustafa” duhet të largohet në mënyrë që të vijë një qeveri e re e cila mbron interesat e vendit, shkruan Zëri.

Ministrja për dialog, Edita Tahiri, ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe se do të themelohet vetëm pas shuarjes së plotë të strukturave paralele.

“Statuti i Asociacionit do të jetë në përputhje të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të datës 26 dhjetor 2016. Ky proces do të shkojë paralelisht me heqjen e strukturave të mbetura paralele të Serbisë në Kosovë, për të cilat në Bruksel do të fillojë punën grupi trepalësh”, ka deklaruar Tahiri.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona për vjedhje në Ferizaj

Me datën 05.09.2025 rreth orës 11:00, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar informata për dy raste të vjedhjeve,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img