11,09,2025

Thellohet hendeku AAK-VV. Çartet Demaliaj: “Ja pse s’hodhi gaz Ramushi”

Must Read

shkumbindemaliaj_1461263282-6196680

​“Taborri i UÇK-së” brenda Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, duket se ka filluar të bëhet në secilin moment e më i “djegstë”.

Pas deputetes Time Kadriaj, kësaj radhe akuzave të eksponentëve të Lëvizjes Vetëvendosje iu është përgjigjur zyrtari tjetër aleancist, Shkumbin Demaliaj.

Duke u përgjigjur rreth deklarimeve të fundit të disa zyrtarëve opozitarë se pse nuk hodhi gaz lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj, ish-deputeti dhe zyrtari i lartë i AAK’së, Shkumbin Demaliaj, ka thënë: “Dëshiroj t’ua kujtoj se duhet ta kenë në mendje se dallojnë veprimet e tij në kohën dhe hapsirën ku ka veprur ai dhe bashkluftëtarët e tij, dhe edhe sot vajton Serbia”.

Ai ka reaguar ndaj akuzave të eksponentëve të Lëvizjes Vetëvendosje!, përmes një statusi në Facebook, ku ka thënë se “shteti është formuar duke e mbrojtur, e jo, kurrsesi, duke e sulmuar atë”.

“Është i mangët dhe miop ai që e kërkon nga Ramushi një gjë të tillë!”.

“Kjo qeveri do ta ketë përballjen me popullatën e saj, më 14 maj në qendër të kryeqytetit, ku presim të kemi një pjesëmarrje dhe protestë mjaft dinjotoze! Karvani ecën…”, ka shkruar Demaliaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img