20,10,2025

“The Times”: Kosova po prodhon këngëtaret më të mira në botë

Must Read

“Si po prodhon Kosova këngëtaret më të mira të muzikës pop?”, është titulli i “The Times”, derisa në fotografinë kryesore të artikullit është Dua Lipa, transmeton lajmi.net.

Artikulli nis me Dua Lipën, për të cilën shkruan se para se të bëhej këngëtare e mrekullueshme e muzikës dance-pop, ajo ka punuar si mikpritëse e një klubi nate në Londër.

“Jo si një mikpritëse standarde, por një e tillë me shikimin prej arroganteje e paragjykueseje që ju shikon dhe vendos se a do ju lë të hyni brenda apo jo”, shkruan “The Times”.

“Nuk kisha aq shumë kontroll se kë ta lija të hynte. Kisha një kufje dhe një kamerë dhe menaxheri brenda më thoshte, “Po, jo, po jo” deri në atë pikë kur mu desh të mos i lija miqtë e mi të hynin për shkak se kishin të veshura atlete. Asnjëherë nuk u ndjeva aq rehat me këtë punë”, thotë Dua.

Më pas “The Times” thekson se Dua Lipa po ndjek hapat e Rita Orës.

“Ato po vendosin Prishtinën në hartën botërore të muzikës pop”, thuhet në artikull. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vjedhje e rëndë në Ferizaj: Hajdutët depërtojnë me forcë në shtëpinë e një qytetari, grabisin ari në vlerë 10 mijë euro

Një vjedhje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Bajram Kelmendi” në Ferizaj, ku persona të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img