Në natën finale të Festivalit të Teatrove në Ferizaj, shfaqja “ The Handake Project” nga Qendra Multimedia nga Prishtina, ishte shfaqja e mirë e këtij festivali. Ndarjen e këtij çmimi e bëri Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrullah Çeku.
Kjo shfaqje autor kishte Jeton Nezirajn, ndërsa regjisore e saj ishte Blerta Neziraj. Kjo shfaqja u shpërblye edhe për regjinë më të mirë që i takoi Blerta Nezirajt, ndërsa këtë çmim e ndau drejtorja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani.
Një përmbledhje të shkurtër të këtij festivali e ka bërë Sulejman Rushiti- kryetar i jurisë, i cili ka thënë se çmimi special i këtij festivali i takon spektatorëve të mrekullueshëm që ka Ferizaj.
Pas kësaj fjale është vazhduar e ndarjen e çmimeve të tjera të këtij festivali. Kostumgrafia më e mirë ishte e Ballagoj Micevskit nga Qendra Multimedia.
Çmimi për skenografinë më të mirë ju dha Bekim Korca për shfaqjen “Ora e Vdekjes”.
Çmimi special ju nda Liridiona Shehut dhe Albulena Kryeziu-Bokshi.
Aktorja më e mirë dytësore femër ju nda Kosovare Krasniqi me shfaqjen “Babi dhe Babi”.
Aktori më i mirë dytësor mashkull, ju nda Blin Sylejmanit, ndërsa aktori më i mirë dhe çmimi “Ismail Rama”, ju nda Arben Bajraktarit.
Aktorja më e mirë dhe çmimi “Adriana Abdullahu”, ju nda Ilirë Vincës.
Juria e këtij festivali ishte Sulejman Rushiti, Edona Berisha dhe Zymber Kelmendi. Ky ishte edicioni i 52 i Festivalit të Teatrove në Ferizaj.