06,12,2024

Thaçit i dorëzohet Pakoja e akteve të reformës zgjedhore më 19 dhjetor

Must Read
takimi-per-refomren-zgjedhore

Këto ekipe  tashmë janë formuar si dhe kanë mbajtur edhe një takim më 21 nëntor bëjnë të ditur nga Presidenca e Kosovës, transmeton lajmi.net.

Por, në këto ekipe nuk janë të përfshira partitë politike, ato përbëhen nga: nga Departamenti për Çështje Juridike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në kuadër të Zyrës së Presidentit, dhe ka përfaqësues nga   Kuvendi i Kosovës, Zyrës së Kryeministrit, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Sekretariatit të Këshillit Konsultativ për Komunitete dhe Përfaqësues të shoqërisë civile.

Besim Kajtazi, Drejtor i Departamentit për Çështje Juridike në Presidencë, njëherësh koordinator i grupeve për reformën zgjedhore, ka bërë të ditur për lajmi.net se deri më tani janë hartuar  disa versione fillestare, e që janë 1.  Propozim amendamenteve te Kushtetutës së Republikës së Kosovës lidhur me zgjedhjen e Presidentit dhe çështjet e ndërlidhura; 2. Projektligji për zgjedhjet qendrore ne Republikës e Kosovës. 3. Projektligji për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.

“Këto versione fillestare janë duke u diskutuar dhe afati për dërgimin e komenteve apo sugjerimeve është deri me datën 3 dhjetor 2016”.

“Pas kësaj me datat 7 deri me datën 12 dhjetor 2016 do të mbahet punëtoria për shqyrtimin dhe finalizimin e pakos ligjore për reformën zgjedhore”, ka thënë Kajtazi, për lajmi.net.

Finalizimi i drafteve sipas tij, pritet të bëhet deri më 12 dhjetor, ndërsa më datën 19 dhjetor do ti dorëzohen presidentit Thaçi.

“Deri me datën 12 dhjetor ekipet do të finalizojnë draftet, pas kësaj do të jetë procesi i standardizimit dhe përkthimit dhe sipas planit të punës më së largu deri me datën 19 dhjetor do ti dorëzohen Presidentit Pakoja e akteve për reformën zgjedhore”, ka deklaruar Kajtazi.

Me iniciativë të presidentit Thaçi, reforma zgjedhore është rikthyer në agjendën institucionale. Me ftesë të tij, janë mbajtur dy takime më përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile, por këto takime janë bojkotuar nga tri partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK e Nisma. /Lajmi.net/

 

 

 

 

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img