Lajme

Thaçi: Vetëm pak orë na ndajnë nga liberalizimi i vizave

By FerizajPress

May 02, 2016

Kosova, ka zbatuar të gjitha kriteret e nevojshme për liberalizimin e vizave, tani më kanë mbetur çështje orësh deri te finalizimi.  Kështu, është shprehur presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pas një takimi që pati me presidentin e Federatës së Futbollit Fadil Vokrri.

Angazhimet e Kosovës për anëtarësimin në UEFA, por edhe procesi i liberalizimit të vizave  përkojnë përafërsisht në të njëjtën kohë, është një  koincidencë pozitive për vendin tonë.

“Mund të them se Kosova ka zbatuar të gjitha kriteret e nevojshme  për rekomandimin e vizave nga Brukseli. Prandaj dua të potencoj  se procesi për liberalizimin e vizave për Kosovën tani më nuk është  duke i numëruar ditët dhe javët por mund të themi se është  duke i numëruar orët”, theksoi ai.

Më tej, Thaçi tha se ky është një lajm i mirë,  duke thënë se është një ostri e re për Kosovën edhe UEFA dhe liberalizimi që njerëzit e Kosovës do të lëvizin lirshëm në të gjithë Evropën.

Për fund, Thaçi tha se liberalizimi i vizave ka qenë një vonesë e pa nevojshme nga Brukseli por është meritë e jashtëzakonshme e të gjitha  institucionet e Kosovës duke theksuar se ende mbetet për të bërë shumë për të ardhmen e sigurte evropiane.