Lajme

Thaçi vazhdon të figurojë si kryetar i PDK-së (Foto)

By FerizajPress

April 16, 2016

Ndonëse janë bërë gati dy muaj qe kur është zgjedhur në Kuvendin e Kosovës si president i vendit, Hashim Thaçi, ende figuron si kryetar i PDK-së në faqen zyrtare të kësaj partie.

Thaçi, i cili ka dhënë betimin si president javën e kaluar në Kuvend, e ka drejtuar këtë parti qe prej themelimit të sajë 17 vite më parë.

Si duket ky fakt ka bërë qe në PDK të hezitojnë të freskojnë faqen zyrtare ose janë në pritje të konventës së 7 majit në të cilën do të zgjidhet kreu i ri i kësaj partie, transmeton Tribuna Channel.

Ndryshe nga PDK në Qeveri, Thaçi nuk figuron si ministër i Punëve të Jashtme e as si zëvendëskryeministër i parë, poste këto qe i mbante qe prej 7 dhjetorit të vitit 2014 kur ishte votuar Qeveria të cilën e drejton kryeministri Isa Mustafa.