Presidenti i Republikës së Kosovës, ka takuar sot homologun e tij nga Shqipëria, Bujar Nishani.
Siç njofton Presidenca, i pari i Shqipërisë ka uruar Thaçin për detyrën e re duke i ofruar mbështetjen e plotë në jetësimin e prioriteteve të tij si president. “Pas takimit bilateral me presidenten kroate, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar edhe Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani. I pari i shtetit shqiptar, Bujar Nishani, e uroi presidentin Thaçi për detyrën e re, duke i ofruar mbështetje të plotë në jetësimin e prioriteteve si President i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, Thaçi nga ana e tij ka falënderuar për pjesëmarrje në ceremoninë e inaugurimit presidentin Nishani.