Thaçi takon kryeministrin kroat, kërkon rritje të shkëmbimit tregtar

Share

Presidenti Thaçi, pas takimit me kryeministrin Plenkoviq ka thënë se Kosova dhe Kroacia duhet të punojnë më shumë në rritjen e shkëmbimit tregtar si dhe të bashkëpunimit në fushën e arsimit, teknologjisë, kulturës dhe sportit.

“Bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, duhet të jetë prioritet i dy shteteve tona. Hapat e menjëhershëm, konkretë, mund të jenë hapja e Odës Ekonomike Kroate në Kosovë si dhe mundësia e punësimit sezonal të kosovarëve në Kroaci”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ndërsa, me kryeparlamentarin, Gordan Jandrokoviq, presidenti Thaçi ka biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit të përgjithshëm në mes dy shteteve.

“Kroacia përbën një model për shtetet e rajonit në jetësimin e reformave që janë kriter kryesor i përshpejtimit të rrugës së shteteve të Ballkanit në Bashkimin Evropian”, u shpreh presidenti Thaçi.

Të ngjashme: