28,11,2025

Thaçi: Protesta e 11 marsit 1981, reagim i rinisë studentore

Must Read

Ai në një postim në facebook, ka shkruar se pas këtyre demonstratave  vazhduan edhe të tjerat  deri në çlirimin  e Kosovës

Ja postimi i plotë i tij:

Demonstrata e 11 marsit 1981 ka hyrë në kalendarin e datave historike të Kosovës si reagim i rinisë studentore për avancimin e të drejtave politike, ekonomike dhe kulturore të popullit shqiptar nën ish-Jugosllavi.

Pas demonstratës së 11 marsit në Prishtinë, pasuan të tjerat edhe më të mëdha, gjithëpërfshirëse, në qendra të tjera të Kosovës, duke artikuluar fuqishëm kërkesën për Republikën e Kosovës.

Prej 11 marsit 1981 deri në qershor 1999, Kosova ka kaluar nëpër ngjarje historike që vërtetuan drejtësinë e kërkesës për përparimin e statusit politik dhe juridik të Kosovës.

E tëra kulmoi me çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

Sot, Kosova është shtet i lirë, i pavarur e demokratik, republikë parlamentare me synime të qarta dhe perspektivë të sigurt euroatlantike./ Lajmi.net/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img