06,12,2024

Thaçi pritet t’i raportojë vetëm pozitës në Kuvend

Must Read
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit tradicionalisht çdo fundvit i drejtohet Kuvendit për të raportuar për punën e tij, megjithatë ende nuk dihet nëse një traditë të tillë do ta vazhdojë edhe presidenti aktual, Hashim Thaçi. Ndërkohë, subjektet opozitare nuk shprehen të interesuara për të dëgjuar fjalimin e Thaçit, kurdo që ai ndodh.

Opozitarët ngrenë dilemën nëse kreu i shtetit ka çka të raportojë për punën e tij dhe se a ia vlen të dëgjohet fjalimi i një presidenti, i cili, sipas tyre, është zgjedhur në këtë post me vota të kontrabanduara.

Në anën tjetër, njohësit e çështjeve kushtetuese dhe analistët politikë thonë se kreu i shtetit obligohet që t’i drejtohet Kuvendit dhe se kjo është në funksion të bërjes sa më transparente të punës së presidentit. Sipas tyre, Thaçi nuk ka ndonjë të arritur gjatë këtij viti me të cilën do të mundë të krenohej./Zeri.info/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img