Thaçi ngushëllon familjen Zatriqi

Share

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një deklarate ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes së të ndjerit si dhe komunitetit të gazetarëve, njofton Klan Kosova.

Më poshtë është postimi i plotë i tij.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e parakohshme të Agim Zatriqit, ish-drejtorit të Radiotelevizionit të Kosovës. Me shumë sukses dhe profesionalizëm, me dedikim të pashoq, ai një kohë të gjatë e drejtoi mediumin publik. Ngushëllime të sinqerta familjes Zatriqi dhe komunitetit të gazetarëve” shkruan Thaçi.

.

Të ngjashme: