(I plotësuar) – Thaçi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, është pyetur për raportet me vendet e rajonit, në veçanti me Shqipërinë, transmeton lajmi.net
Ai ka thënë se raportet Kosovë-Shqipëri, janë të shkëlqyeshme dhe për këtë duhet të gëzohen të gjithë.
“Nuk kemi aspirata për ndryshim kufijsh me Shqipërinë”, thënë Thaçi.
Ai ka deklaruar se aspiratat e Kosovës janë euroatlantike dhe për këtë angazhohen të gjitha partitë në vend.
Thaçi ka deklaruar se anëtarësimi i Maqedonisë dhe Malit të Zi në NATO është i domosdoshëm. /lajmi.net
***
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se pjesë e Parlamentit dhe Qeverisë janë njerëz që dikur sulmonin pjesëtarët e KFOR-it dhe NATO-s
Sot po vazhdon Seminari i 93-të i ROSE-ROTH i Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Në fjalën e tij, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se jemi krenar për sukseset e Kosovës duke ndërtuar institucione multietnike, transmeton lajmi.net
“Edhe ata që dikur qëndronin me barrikada dhe sulmonin NATO-në, sot janë pjesë e institucioneve, Parlament, Qeveri e komuna”, ka deklaruar Thaçi.
Ai ka shtuar se në këtë frymë po punohet edhe për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës dhe të ketë miratimin e të gjitha komuniteteve”. /lajmi.net
.