Lajme

Thaçi: Me këtë Kushtetutë, do të jem garantues i funksionit demokratik të institucioneve

By FerizajPress

April 09, 2016

Me këtë Kushtetutë, siç thotë ai, u vunë themelet e shtetit që e gëzojmë sot, i cili promovon dhe mbron të drejtat e liritë e njeriut, si dhe ndan qartë pushtetet në sistemin tonë demokratik, ku qytetari është sovrani i vërtetë.

“Në këto vite kemi instaluar traditën e respektimit të Kushtetutës dhe parimeve të saj, por ndonëse Kushtetuta është një udhërrëfyes për një shoqëri të lirë e demokratike, fuqizimi i shoqërisë bazohet edhe në pjesëmarrjen aktive të vetë qytetarëve”, tha ai.

Thaçi thotë se ndjehet  i nderuar që tani ka përgjegjësinë që në detyrën e tij të re si President i Kosovës, të shërbej si garantues i funksionimit demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës, në pajtim me këtë Kushtetutë.