01,07,2025

Thaçi: Me këtë Kushtetutë, do të jem garantues i funksionit demokratik të institucioneve

Must Read

Kosovo's Foreign Minister Hashim Thaci  in Montenegro

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kujtuar sot përvjetorin e tetë të Ditës së Aprovimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Me këtë Kushtetutë, siç thotë ai, u vunë themelet e shtetit që e gëzojmë sot, i cili promovon dhe mbron të drejtat e liritë e njeriut, si dhe ndan qartë pushtetet në sistemin tonë demokratik, ku qytetari është sovrani i vërtetë.

“Në këto vite kemi instaluar traditën e respektimit të Kushtetutës dhe parimeve të saj, por ndonëse Kushtetuta është një udhërrëfyes për një shoqëri të lirë e demokratike, fuqizimi i shoqërisë bazohet edhe në pjesëmarrjen aktive të vetë qytetarëve”, tha ai.

Thaçi thotë se ndjehet  i nderuar që tani ka përgjegjësinë që në detyrën e tij të re si President i Kosovës, të shërbej si garantues i funksionimit demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës, në pajtim me këtë Kushtetutë.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj personit zyrtar dhe armëmbajtje pa leje

Me datë 30.06.2025 rreth orës 23:00, në rrugën "Vëllezërit Çaka" në Kaçanik, ka ndodhur një rast i sulmit ndaj...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img