22,12,2025

Thaçi i gëzohet qëndrimit amerikan për ushtrinë

Must Read

Pasi doli nga Konferenca Vjetore e Prokurorëve, Presidenti Hashim Thaçi duke folur për veriun, përshëndeti qëndrimin e sekretarit amerikan të Mbrojtjes James Mattis për krijimin e ushtrisë së Kosovës.

“Më lejoni gjithashtu që ta përshëndes qëndrimin e sekretarit të mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës Mattis për Kosovën, për themelimin e ushtrisë së Kosovës”, tha Thaçi.

Dje nëpër medie u raportua për një dokument të sekretarit Mattis drejtuar senatit në të cilin kërkohej të krijohej ushtria e Kosovës.

Thaçi më tutje deklaroi se Kosova do të jetë edhe në administratën e Trump-it nën vëmendjen amerikane.

“Edhe nga kontaktet me administratën e re të Amerikës së Presidentit Trump Kosova do të vazhdojë të mbetet në fokus të thellë të SHBA-së me një politikë të kujdesshme për konsolidimin dhe afirmimin e shtetit tonë për thellimin e raporteve speciale dhe të përhershme mes Kosovës dhe SHBA-ve”, tha Thaçi, njofton gazetametro.

Duke folur për veriun, Thaçi deklaroi se nuk pret tensione.

“Nuk pres ngritje të tensioneve, përkundrazi pres një koordinim dhe veprime të koordinuara që mundësojnë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave”, tha Thaçi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img