18,01,2026

Thaçi: Finalizohet beteja, Kosova anëtarësohet në Gjykatën e Arbitrazhit

Must Read

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur entuziast pas pranimit të Kosovës në Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit.

Thaçi e ka quajtur këtë si një betejë të vështirë e cila tashmë u finalizua me rezultat jashtëzakonisht të rëndësishëm për rrumbullaksimin e identitetit ligjor ndërkombëtar të Kosovës, transmeton Indeksonline.

“Ishte një betejë e vështirë që nga 2015 por tani u finalizua me rezultat jashtëzakonisht të rëndësishëm për rrumbullaksimin e identitetit ligjor ndërkombëtar të Kosovës. Kosova tani është edhe anëtare fuqiplote e Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit. Me shumicë votash u konfirmua vendimi nga janari i këtij viti që na jep të drejta sovrane në njerën nga organizatat më të vjetra të botës”, shkruan ai në llogarinë e tij në Facebook. /Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img