18,07,2025

Thaçi falënderon Kryqin e Kuq për ndihmën dhënë Kosovës

Must Read

Në këtë takim është biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.

Presidenti Thaçi ka theksuar se roli i KNKK-së në periudha të ndryshme ka qenë përcaktues për tejkalimin e sfidave të ndryshme që ka pas populli i Kosovës.

“Ju falënderoj për mbështetjen që i keni dhënë popullit para dhe pas luftës në Kosovë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Gjithashtu, në këtë takim është biseduar edhe për çështjen e personave të pagjetur.

Presidenti Thaçi i ka shprehur mbështetje të plotë KNKK-së në zbardhjen e fatit të pagjeturve nga të gjitha komunitetet.

Nga ana tjetër, Drejtori i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) për Evropë dhe Azi Qendrore, Patrick Vial, e ka falënderuar presidentin Thaçi për mbështetjen e dhënë.

Presidenti Thaçi dhe Drejtori i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) për Evropë dhe Azi Qendrore kanë biseduar edhe për iniciativën e themelimit të Komisionit për të Vërteten dhe Pajtimin, i cili është mirëpritur nga familjet e të pagjeturve nga të gjitha komunitetet në Kosovë./ Lajmi.net/

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj rrit sigurinë në rrugë: Më pak aksidente, më shumë gjoba për parkime ilegale

Ferizaj, 17 Korrik 2025 – Me fillimin e sezonës verore dhe rikthimin e mërgimtarëve në vendlindje, Komandanti i Stacionit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img