Një delegacion i senatorëve dhe kongresistëve amerikanë, i udhëhequr nga senatori republikan nga Oklahoma, Jim Inhofe, kanë qëndruar në Kosovë, me rastin e 11-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.
Ata kanë zhvilluar takime të ndara me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin, Ramush Haradinaj.
Pas takimit, Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vizita e këtij delegacioni amerikanë “është dëshmia më e mirë e marrëdhënieve tona të shenjta. Kosova, gjatë tërë rrugëtimit të saj, e ka pasur përkrahjen e parezervë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
Ndërkaq, kryeministri Haradinaj se vizita e këtij delegacioni nga SHBA-ja është “inkurajim i fuqishëm që të qëndrojmë në vlerat tona të përbashkëta dhe për ta avancuar pozitën e gjithanshme të Kosovës”.