Thaçi betohet sot si president

Must Read

hashim-1661

Me rastin e betimit të Hashim Thaçit si president i Kosovës, për sot në ora 11:00, është thirrur një seancë solemne nga Kuvendi i Kosovës. Në seancë pritet të jetë edhe presidentja në largim, Atifete Jahjaga.

Jahjaga nesër në cermoni solemne në sheshin “Ibrahim Rugova”, do t’i dorëzojë detyrën presidentit të rim ku pritet të marrin pjesë mbi 1000 personalitete të ndryshme nga bota.

Përkundër që dje që u përfol rreth një aksioni të mundshëm nga Lëvizja Vetëvendosje, zëdhënësi i kësaj Lëvizje, Frashër Krasniqi, tha se fokusi i Vetëvendosjes do të jetë në kundërshtimin e Qeverisë Mustafa dhe jo lidhur me këtë çështje.

Krasniqi për KosovaPress tha se për Vetëvendosjen Hashim Thaçi nuk do të jetë asnjëherë president i Republikës së Kosovës, pasi sipas tij, ai përfaqëson majën e krimit të organizuar dhe korrupsionit. /KosovaPress/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpall Laureatët e Sportit 2025

Sonte, në një atmosferë festive dhe nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Agim Aliu, si dhe Drejtorit të DKRS-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img