19,11,2024

Testi i Maturës, pyetjet s` do të jenë të njëjta në tërë Kosovën

Must Read

Provimi i Maturës Shtetërore këtë vit do të mbahet në katër regjione, në katër ditë të ndryshme, e kjo është bërë me qëllimin që të arrihen rezultate sa më reale dhe të ketë një administrim sa më të mirë të provimit.

Edhe pse testi do të organizohet në regjione të ndara dhe jo për një ditë, edhe pyetjet e testit do të jenë të ndryshme.

Kryetari i Komisionit të Maturës Shtetërore, Fehmi Hysenaj, në një intervistë për KosovaPress është shprehur i bindur se organizimi i maturës shtetërore në katër regjione do të jetë një formë më e mirë për administrimin e testit.

Provimi i Maturës shtetërore do të ketë 200 pyetje, ku kalueshmëria e këtij testi është 40 përqind dhe për secilin regjion pyetjet do të jenë të ndryshme.

Që të ketë një administrim sa më të mirë të provimit, MAShT ka ndërmarrë edhe disa masa në mënyrë që të eliminohet mundësia e kopjimit gjatë testit.

Nxënësit nuk do të kenë mundësi që në test të hyjnë me telefona, madje këtë herë telefonat janë ndaluar edhe për administruesit.

Edhe numri i nxënësve nëpër klasa gjatë mbajtjes së provimit do të jetë i kufizuar, ku në një klasë nuk mund të jenë më shumë se 15 nxënës.

Sikurse çdo vit edhe këtë herë testi do të jetë i ndarë në dy ditë, ku në ditën e parë testi do të jetë nga lëndët e përgjithshme gjuhë shqipe, matematikë dhe gjuhë angleze, ndërsa ditën e dytë do të kenë pyetje varësisht nga profili i shkollimit të tyre.

Provimit të Maturës Shtetërore së pari do t’i nënshtrohet regjioni i Ferizajt dhe Gjilanit, ku në këtë regjion testi i parë do të mbahet më 28 maj, ndërsa testi i dytë më 5 qershor.

Vetëm një ditë më pas më 29 maj provimit të parë të maturës do t’i nënshtrohet regjioni i Prishtinës, ndërsa testin e dytë do ta mbajë më 6 qershor. Më 30 maj testin e parë, ndërsa më 7 qershor testin e dytë do ta mbajë regjioni i Prizrenit dhe Gjakovës. Ndërsa, më 31 maj testin e parë dhe më 8 qershor testin e dytë do ta mbajë regjioni i Pejës dhe Mitrovicës.

Provimit të maturës shtetërore do t’i nënshtrohen 29 mijë e 816 nxënës në të gjithë Kosovën.
Dita e parë e testimit:
28.05.2018-Rajoni i Ferizajt dhe Gjilanit
29.05.2018-Rajoni i Prishtinës
30.05.2018-Rajoni i Gjakovës dhe Prizrenit
31.05.2018-Rajoni i Mitrovicës dhe Pejës

Dita e dytë e testimit:
5.06.2018-Rajoni i Ferizajt dhe Gjilanit
6.06.2018-Rajoni i Prishtinës
7.06.2018-Rajoni i Gjakovës dhe Prizrenit
8.06.2018-Rajoni i Mitrovicës dhe Pejës

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img