27,12,2024

“Terroristi”, i çmendur – Kosovari në gusht rrëmbeu tre persona në Vlorë (Video)

Must Read

Prokuroria thotë në mbyllje të hetimeve se 29-vjeçari nga Mitrovica vuan nga çrregullimet mendore dhe ky është shkaku pse ranë dyshimet ndaj tij edhe për 3 veprat e tjera për të cilat ishte nën hetim.

Prokuroria i pushoi hetimet ndaj tij për dyshimet se i riu kishte kryer edhe propagandë me qëllime terroriste, nxitje e urrejtjes dhe prodhim e shitje e narkotikeve.

Aktualisht për Dijar Xhemen është vendosur masa e sigurimit personal shtrim i detyruar në psikiatri, vendim ky për të cilin prokurorët janë dakrod që të aplikohet edhe në vijim. I riu nga Mitrovica u arrestua në muajin gusht në qytetin e Vlorës .

Prokuroria thotë se teksa po udhëtonte me një automjet Dijar Xhema në tre momente të ndryshme ka tentuar të rrëmbeje tre persona duke thirrur “jam i dërguar i Allahut do t’ju vras të gjithëve: dhe “allahu ekber”.

Fillimisht thotë prokuroria me kërcënime dhe dhunë fizike, 29-vjeçari ka tentuar të rrëmbejë në mënyrë rastësore një shtetase, por disa persona e kanë shpëtuar vajzën.

Më tej ai ka vijuar të bëjë të njëjtin veprim në një lokal ndaj një klienti të cilin e ka dhunuar, veprim ky që është përsëritur edhe në episodin e tretë.

Gjatë tentativës për të nxjerrë nga automjeti personin e tretë, Dijar Xhema thotë prokuroria u arrestua nga policia lokale ndaj të cilës ai u shfaq agresor.

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img