Si emër historik dhe gjeografik duhet të jetë arsyetim i synimeve pushtuese serbe në Ballkanin Juglindor,para së gjithash,në trojet shqiptare.
Ky term i ri figuron për herë të parë në vitin 1845 në “Hartën e Principatës së Serbisë”të Zhan Bugorskit,e shtypur në Beograd.
Në kohën e Krizës Lindore në Serbi nuk është ditur së cila është përmbajtja historike dhe gjeografik e këtij termi.
Termi Serbi e Vjetër do t’u shërbente interesave pansllavist! Profesori rus Majkov, shkruan për Serbinë e Vjetër si për “VENDLINDJE TË SERBËVE”,si për”TRASHËGIMI PLOT MONUMENTE FETARE PREJ TË CILAVE NUK HEQ DORË ASNJË SERB”.
Qeveria ruse kërkon prej qeverisë serbe që “në një ekspoze të veçantë ta përshkruaj Serbinë e Vjetër dhe t’ia caktojë vijën kufitare”.
Kërkesës ruse të vullnetit të mirë,qeveria serbe i përgjigjet me librin Serbia e Vjetër ,të shkruar nga shkrimtari serb,Gjorgje Popoviq-Daniçar, që botohet në gazetën Novine serpske,e mandej, përkthehet në disa gjuhë europiane.
Botimi i këtij libri,me të dhëna historike,etnografike,gjeopolitike,gjeografike dhe gjuhësore tregohet së kujt i talon Serbia e Vjetër,në të cilin,më në fund,caktohen edhe kufijtë e saj. Imagjinata e tyre është që Serbinë e Vjetër duan ta shohin dhe ta shpjegojnë ashtu siç u pëlqen,ta bëjnë të madhe aq sa e dëshirojnë,ta bëjnë të lashtë aq sa e kuptojnë ata.
Sipas pikepamjeve serbe,me Serbin e Vjetër duhet nënkuptuar:
1.Kosovën dhe Rrafshin e Dukagjinit,
2.Kosovën dhe Maqedonin,
3.Mbretërin e Steven Dushanit .
Siç shihet Serbia e ardhshme,që projektohej në politikën shtetërore serbe,është një krijim imagjinar me shtrirje të pacaktuar,gjithsesi një krijim imagjinar që do të përbëhej prej trojesh të huaja,para së gjithash prej trojeve shqiptare.
Të bindur se me lashtësinë e Serbisë së Vjetër i shërbehet më fort Serbisë së re,zanafillën e Serbisë së Vjetër e kërkojmë në kohën pararomake! Si do të ketë pasur serbë në Ballkan para dyndjes sllave gjatë shekujve V-VI.
Termi “Serbi e Vjetër”,është mitë që elektrizon masat serbe,mit që imagjinata serbe e zbërthen, e shtrin dhe e rrudh sipas nevojës! Prej këtij miti do të mvaret Serbia: do të jetë shtet normal apo imagjinar!
Pikërisht mbi këtë mit psikologjik të “epërsisë” së racës serbe mbi shqiptarët,u organizue spastrimi etnik i trojeve shqiptare duke filluar që nga viti 1877 e deri më sot!.
Shkruan: Msc Muhamet Shabani