11,01,2025

Tërmet në Kosovë, Maqedoni dhe Serbi

Must Read

Mëngjesin e sotëm një tërmet i ri ka dridhur Shkupin me epiqendër 10 km në thellësi të nëntokës së Shkupit.

Tërmeti ka pasur fuqi prej 4 shkallës sipas Rihterit dhe gjithashtu është ndjerë edhe në Lindje të vendit.

Dridhja është ndjerë edhe në pjesë tjera të Maqedonisë. Epiqendra ka qenë mes fshatrave Marinë dhe Haraçinë.

Tërmeti ka dridhur edhe vendet: Kosovë, Serbi.

Nga muaji shtator e këndej në Shkup kanë ndodhur disa tërmete dhe nga këto dukuri janë shkaktuar dëme të mëdha nëpër institucione dhe nëpër shtëpi private, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Deri tani janë paraqitur gjithësejt 5.2 milion denarë dëme të shkaktuara nga tërmetet.

Këto dëme janë paraqitur për institucionet lokale në Shkup, ku edhe ishin më të fuqishëm tërmetet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një i vdekur e 34 të lënduar nga aksidentet që ndodhën javën e kaluar në rajonin e Ferizajt

Policia në Ferizaj ka njoftuar se javën e kaluar kanë ndodhur 66 aksidente trafiku: një person i vdekur dhe...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img