26,11,2025

Tërbohet Ceca: Kërkon arrestimin e diplomatit shqiptar

Must Read

Këngëtarja serbe dhe gruaja e kriminelit Arkan, Svetlana Razhnatoviç e cila ndodhet prej disa ditësh në Maqedoni ku pritet të mbajë një koncert muzikor ka shokuar mbarë opinionin atje, ku pas një takimi me liderin e opozitës Zoran Zaev, ka kërkuar arrestimin e një diplomati shqiptar.

 

Mësohet se Ceca i ka dorëzuar informacione kreut të LSDM-së dhe prefektit të Strumicës për diplomatin dhe veprimtarin e kauzës shqiptare Fatlum Rushiti, i cili nxit panik në Serbi, Mal të Zi dhe Greqi.

“Shqiptaro-Amerikani Fatlum Rushiti organizon dhe koordinon aktivitete politike dhe kulturore në Nish, Preshevë, Ulqin, Podgoricë dhe Çamëri. Promovon bashkimin e kombit shqiptar. Lideri Ivica Daçiç disa herë më ka lajmëruar se Beogradi zyrtar është tepër i shqetësuar nga aktivitetet politike të Fatlum Rushitit dhe mbahet në shënjestër të autoriteteve greko-serbe. Diplomati Fatlum Rushiti i furnizon komunitetet shqiptare me literaturë, diplomaci, logjistikë, projekte ideologjike, filozofi, marketing dhe aktivitete kulturore”, shprehet tejet e revoltuar këngëtarja serbe Ceca.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img