27,12,2024

Tërbohen mediat serbe: “Edi Rama kërcënon me luftë! Serbë, do t’ju shkelim….” (Foto)

Must Read

Gazeta serbe “Kurir” sot e ka kryetitull në ballinë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke e akuzuar se po kërcënon serbët.

“Edi Rama kërcënon me luftë: Serbë, të gjithëve do t’ju shkelim në qoftë se vetëm një centimetër do të hyni në Kosovë”, ky është kryeartikulli i gazetës serbe, përcjell Telegrafi.

Artikulli i gazetës serbe i referohet paraqitjes së fundit në kryeministrit shqiptar bashkë me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në një emision televiziv.

“Kurir” shkruan se Thaçi ka kërcënuar se serbët do të jenë të detyruar ta rrënojnë murin në Mitrovicë, kurse Rama haptas ka porositur se do ta sulmojë Serbinë, shkruan gazeta.

“Derisa Beogradi apelon për paqe dhe përmbajtje, shqiptarët nuk pushojnë duke kërcënuar me luftë. Rama ka shkuar edhe një hap më tutje duke kërcënuar se ‘Kosova dhe Shqipëria bashkarisht do ta mbrojnë territorin e tyre’ dhe se do të reagojnë në çdo ndërhyrje të Serbisë në territorin e Kosovës”, shkruan gazeta serbe. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img